• March 24, 2023

Do i dalin sekretet e…!“Sprovë” e rëndë për Keisin, iu eli minua babai, iu fut ish i dashuri

Keisi u bë çift me Kristin brenda mureve të “Big Brother VIP Albania”.
Lidhja e tyre u kundërshtua nga babai i Keisit, këngëtari i njohur, Sabiani, shkruan lajmi.net.

Madje befasia e këtij edicioni ishte hyrja e Sabianit brenda shtëpisë së “BBVA”, si banorë, i cili u konsiderua i tepruar pasi shihej si kontroll mbi vajzën e tij.

Mbrëmë Sabiani ishte i eliminuari i radhës, duke shijuar rrugëtimin për vetëm dy javë.

Por, mbrëmë pati edhe dy hyrje të reja.

Genti dhe Lorenc Hasrama, ishin dy banorët më të ri të këtij formati.

Lorenc Hasrama është ish i dashuri i Keisit, këtë e zbuluan Olti Curri, Anaidi dhe Jetmiri, gjatë një ‘live’ në ‘Instagram’.

Ata potencuan se në momentin e transmetimit të klipit të tij, kamera fokusoi disa herë Keisin dhe Sabianin për të treguar reagimin e tyre./Lajmi.net/