Bora Zemani i merr Big Brother! Arbana nuk duron me: Ja si eshte e verteta

Arbana Osmani nuk do të moderojë sezonin e tretë të “Big Brother Vip Albania”, është lajmi që prej disa ditësh po bën xhiron e rrjetit, ndërsa po qarkullojnë emrat e disa personazheve të njohura që mund ti “rrëmbejnë postin” moderatores.

Një ndër ta është Bora Zemani e cila aktualisht është prezantuesja e “Dancing with the Stars”.

Megjithatë pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram në ambientet e “Top Channel”.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në InstaStory një foto duke bërë grimin në një nga ambientet e televiziont, ndërsa i ka përshëndetur të gjithë fansat e saj.

Ndjekësit kuriozë se çfarë po ndodh e kanë pyetur Arbanën në Instagram, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë dhe moderatorja ka ndarë me ndjekësit mesazhet e dërguara.

“Tregojuni që po mi nisin mua”– ka shkruar ajo krahas fotos, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet e publikut se do jetë Arbana prezatuesja e “BBV3” apo jo.