Bljeni tani para se te jete vone! Ja sa ka shkuar cmimi i gjelit te detit ne vend

Edhe pse jemi një muaj deri në natën e ndërrimit të viteve, gjeli i detit, që njihet si “mbreti” i tryezave festive, ka filluar të rezervohet që tani.

Fermerët e Baldushkut thonë se porositë e para i kanë marrë.

‘’Sigurisht që kanë nisur. Unë i kam bërë porositë e mia, deri tani i kam të porositura 50 copë’’.

Rezervimet për gjelat e detit aktualisht po i marrin me çmimin e vitit të kaluar.

Fermerët shprehen se rritja e kostove të ushqimit dhe mbikëqyrjes së shpendëve, ka shkaktuar një ngarkesë të madhe financiare për ata që merren me rritjen e gjelave të detit.

‘’Pulat e Detit rriten me misër, me brumë. Sigurisht kanë një kosto shumë të lartë’’.

Duke parë këtë situatë duket se çmimi i gjelit të detit nuk pritet të ndryshojë deri në fund të këtij viti, të paktën për ata që janë të kënaqur me çmimet aktuale.

Cmimi mesatare i nje gjeli deti varion, por zakonisht ato qe e blejne direkt tek fermeri e ka cmimin 12 mije leke kg