Behgjet Pacolli doli si hamshor: Kam shumë dashnore, qe i di gruaja! Arbana Osmanit i ndodh e keqja pas emisionit

Politikani dhe biznesmeni nga Kosova, i cili me kompanitë e tij ka përfituar dhe koncesione në Shqipëri, Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për podkastin e Arbana Osmanit, ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më para përsa i përket jetës personale, duke treguar anën e tij si hamshor.

Ai tregoi se ka dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, me dy gra të ndryshme, kur e para ka qenë aksidentale dhe e dyta ka qenë e planifikuar.

“Baba për herë të parë jam bërë në moshën 24-vjeçare. Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Arbëresha që jeton në Austri, është vajza e madhe. Ka qenë në një kohë tranzitive, pas mbarimit të studimeve dhe kohës kur shkova në shërbimin ushtarak.

Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar por e dështuar lidhja”, tha Pacolli, teksa më tej u pyet nga Arbana se sa herë ka qenë i dashuruar në jetën e tij.

Pacolli u përgjigj duke thënë se në jetën e tij ka pasur shumë gra të dashura dhe te secila ka mbetur një derë e hapur.

“Nuk është e lehtë ta them këtë. Nuk mund t’iu them që kam qenë i virgjër në jetë dhe nuk kam bërë asgjë. Kam pasur jetën time dhe kam pasur ndjenja të dua, edhe femra.

Kam pasur mikesha, kam pasur femra shumë të dashura dhe nëse do ta bëja një evidencë unë besoj te secila ka mbetur një nderë hapur, nuk është mbyllur”, tha Pacolli duke theksuar më tej se vijon të komunikojë me ato.

“Unë komunikoj, shihemi. Nuk kam asnjë paragjykim. Dhe gruan time tani që e kam në jetë goxha dinjitoze dhe të mirë, unë e informoj”, tha ai.

Ndërkaq, Arbana Osmanit kanë nisur t’i bien në mënyrë drastike klikimet në Youtube që kur hoqi dorë nga blerja e klikimeve nga India.

Nëse emisioni i parë, brenda 24 orëve, mori rreth 1 milionë klikime, ku rreth 90 % ishin blerë nga India, emisioni me Behxhet Pacollin nuk ka marrë as 200 mijë klikime.