Ligji per martesen e femrave 9 vjeçe! Avokatja shqiptare: Gje e mirë qe femrat te

“Kjo e mbron femrën nga përdhunimi, ajo do përdhunohet në rrugë”

Në emisionin “Shqipëria LIVE” u diskutua ditën e sotme një ligj tepër kontrovers, i miratuar në Irak, që legalizon martesën e vajzave që prej moshës 9-vjeçare.

Gjatë diskutimit, ka tërhequr vëmendje komenti i avokates Migena Balla, e cila u shpreh se ky ligj mbron vajzat, pasi ekziston rreziku që ato të përdhunohen në rrugë.

“Më vjen keq që duhet të diskutojmë zhvillimet e një shteti tjetër. Si ka mundësi që kjo shqetëson çështja e një vendi tjetër.

Unë si avokate vlerësoj çdo gjë që bëhet në mënyrë ligjore dhe dënoj çdo gjë që bëhet në mënyrë anti-ligjore. Këtu kemi një grup ligjvënësish që po bëjnë një nismë, nuk është barbarizëm.

Ligji bëhet për të mbrojtur individin. Për sa kohë mosha e martesës dhe e marrëdhënieve seksuale ndryshon në ligj, kjo për mua nxit degjenerim. Kjo nuk synon fare mos-mbrojtjen e femrave. Kjo e mbron femrën nga përdhunimi. Ajo do përdhunohet në rrugë.”- tha avokatja.