• March 24, 2023

Askush nuk e kuptoi sinjalin e sotëm: Cili është sekreti që Olta ka marrë vesh për Luizin?

Sot ata u përqafuan, kur këngëtari shkodran i kërkoi falje aktores për fjalët që i ka thënë në ditët e fundit. Olta i theksoi se ndihej keq psikologjikisht dhe e ftoi Luizin të mos luajë papushim, por të bëhet paksa më njerëzor.

Luizi e uli pak ritmin dhe u duk shumë miqësor me Oltën, aq sa publiku mendoi se kaq ishte gara e madhe e Big Brother VIP. Biseda dukej sikur ishte në ditën e finales, kur gjithçka duket e mbyllur.

Situata, në fakt, është krejt ndryshe, por thuajse askush nuk e ka vënë re. Olta i bëri një paralajmërim Luizit. “Unë nuk dua të luaj si ti. Nuk dua të të përmend gjëra që ti i di shumë mirë. Preferoj të vazhdoj kështu”, i tha ajo.

Cilat janë këto dritëhije të Luizit, që nuk i di askush jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, por i di vetëm Olta? Nuk është hera e parë që ajo flet me nënkuptime për këtë temë.

Shpesh është aluduar se kjo dyshe ka një njohje shumë solide jashtë mureve të shtëpisë. Ata janë rivalë, por njëkohësisht kuptohen vetëm me mimikat e fytyrës.

E gjithë loja po sillet rreth tyre. Ata e dinë se janë në finale. Fjalët e Oltës kishin ndoshta këtë kuptim: “Mos shko drejt limiteve me mua, sepse i kam ca asë nën mëngë për ty. Le të shkojmë deri në fund kështu dhe publiku le të vendosë”.Njerëzit, rrjedhimisht, nuk e shmangin dot pyetjen: cili është sekreti i Luizit dhe pse e di Olta?