Gazetari Artan Hoxha ka folur për Dritan Rexhepin, narkotrafikantin shqiptar të arrestuar në Turqi. Hoxha në një studio televizive u ndal gjithashtu edhe te shqiptarë të tjerë, që veprojnë në Ekuador dhe nuk janë të njohur mediatikisht, por kanë ndikim dhe fuqi të madhe në nivele të larta.
“Janë disa shqiptarë që nuk i ke dëgjuar fare.
Në Ekuador janë dy grupe të mëdha, Los Choneros dhe Los Lobos. Kur u vra kandidati për President, ai doli dhe katër ditë para se të vritej, tha më ka kërcënuar kreu i Los Choneros dhe shqiptarët ishin të lidhur me këtë. Kur u vra, një nga personat që e vrau, dolën bashkëpunëtorë më grupin tjetër. Mediat shkruan se shqiptarët ishin të përfshirë, sepse presidenti në detyrë, duke qenë CEO banke shumë vite, shqiptarët e njihini dhe jetonin në të njëjtën lagje. Lagjia është si Rolling Hills në Shqipëri.
Shqiptarët u akuzuan se kishin mbështetur Presidentin me 5 milionë dollarë. Ai nuk kandidoi më, por edhe Presidenti aktual, dyshohet se ka patur mbështetjen e shqiptarëve.
U vranë gjashtë biznesmenë me lidhje shumë të forta politike. U gjetën në një plazh dhe u akuzua një organizatë shqiptare, që drejtohej nga një person me emrin Dritan Gjika. Dritan Gjika është biznesmen që ka shkuar atje për transportin e frutave ekzotike. Sot dyshohet të jetë në Dubai dhe është në kërkim.
Në Ekuador ka dy lloje shqiptarësh, ata që merren me nivelin e lartë, ka edhe që shkojnë për ndonjë punë. Isha në Ekuador. Këta shqiptarët që takova atje ishin me pasaporta italiane dhe vende të tjera, jo pasaporta shqiptare”, tha Hoxha.
Gazetari, Jul Kasapi diskutoi arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Kasapi tregoi edhe momentin e takimit me Dritan Rexhepin ku e përshkroi si një person shumë të qetë dhe të kulturuar.
’Unë mendoj se kemi të bëjmë me një tjetër model të asaj që ne njohim të personazheve të botës së krimit.
Nëse jemi mësuar me personazhe të cilët të vetmen mënyrë të komunikimit kanë armën, nga ana tjetër unë kam diskutuar me një person i cili arrinte të fliste kulturuar.
Rikujtojmë se i kishte hyrë juridikut. Nga ana tjetër një person tejet i qetë. Ndosha më shumë i qetë seç duhet. Nga kjo kam arritur të kuptoj se kemi të bëjmë me një tjetër profil të botës së krimit.
Gramoz Rexhepi është njëri prej personazheve të botës së krimit i cili ka arritur të mbijetojë në një terren tejet të vështirë siç është Guajakili’, tha ndër të tjera Kasapi.