PRISHTINË– Lulzim Rexha, aktori i njohur nga Kosova është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Bëhet me dije se artisti ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.
Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët. Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik, ndërsa për orën e varrimit do të ketë një njoftim të dytë./Radar.al