No menu items!
More

    Altin Dumani ben historine! Ja 3 krimet qe ka zbuluar te Ilir Metes, do arratiset sepse e pret kaq burg

    - Advertisement -
    - Advertisement -

    Pas Enkeleda Millonait dhe Arben Krajës, radha për të hyrë në historinë e shembjes së bunkerit të korrupsionit në Shqipëri, është e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorit Sotir Kllapi.

    Prapaskena, e cila ka sinjalizuar para zyrtarizimit kërkesat për arrestimin e Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos dhe të Jamarbër Malltezit, mëson se po përgatiten letrat për arrestimin e Ilir Metës.

    Një burim tha se nuk përjashtohet mundësia që firmosen kërkesat për 3 masa sigurie arrest me burg për Ilir Metën, për çështjen CEZ-DIA, dosjen e lobimit dhe shërbimet estetike.

    Dosjen CEZ-DIA, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve për t’i dhënë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri.

    Prapaskena mëson se Dumani ka zbuluar se Ilir Meta ka përdorur DIA-n si thes për të kaluar paratë nga CEZ tek LSI-ja.

    Është zbuluar se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Meta pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

    Prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit.

    Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

    Meta pritet të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh.

    Arben Kraja ka në duar dosjen e shërbimeve estetike. Nga hetimet është provuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për dobësim dhe shërbime të tjera estetike në Vjenë dhe San Marino.

    Shpenzimet nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pritet të akuzohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

    Të tre dosjet kanë faktuar lëvizjen e parave. Duke ditur provat e mbledhura dhe precedentin e vendosur, ku ish zyrtarë të lartë janë sot në burg vetëm për shpërdorim detyre, siç është Vangjush Dako, Ilir Meta mund të arratiset për t’i shpëtuar burgut.

    - Advertisement -