Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze.
Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.
Por në një intervistë së fundmi në “Natën me Aulonën”, Alma është shfaqur më e lirshme ku ka folur edhe për divorcin me babain e vajës së saj.
Madje Aulona e ka pyetur nësë ka patur raste që e kanë ngacmuar gjatë punës së saj si “mysafire” në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.
“Jo mua nuk para më ngacmojnë, edhe çudtiem pse nuk më ngacmojnë. Dhe më vjen inat. Mua më shohin shumë të fuqishme, më rrinë sus.
Më respektojnë shumë dhe nuk e çojnë nëpër mend të më ngacmojnë. Ata më shohin si pjesë të familjes. Nuk është mirë kështu se ka pasur edhe çuna shumë të bukur”, shprehet Alma.
Por pas kësaj ajo tregoi se nuk mendon të martohet serish. “Nuk më duhet për asgjë një burrë, unë nuk lidhem në shtëpi”, tregon ajo.