Kur i tregova te atit se si me vdiq Martini ne duar, ai ndezi cigaren dhe tha fjaline qe me dhemb shpirti- farmacistja qe e coi ne spital perlot

Farmacistja e cila shoqëroi drejt spitalit Martin Canin e plagosur rëndë me makinën e një kalimtareje të rastësishme, tregoi se në momentet e fundit 14-vjeçari kërkoi nënën e tij.

Ajo tha se bashkë me një zonjë tjetër dhe një zotëri bëni gjithçka si qytetarë për të drejtuar drejt ambulancës djalin e plagosur, pasi kishte shumë trafik.
Rrëfimi i farmacistes:

“Ka qenë një ngjarje horror do them me pak fjalë, ishte një ngjarje në katër minuta që është zhvilluar gjithçka.

kam qenë në makinë e parkuar dhe shikoj një tufë më nxënës që po dilnin dhe mendova në fillim që mbaruan orën e mësimit, ditën e mësimit, në fakt sepse ishte ora 13 e drekës dhe vetëm kur shikoj që po dilnin qytetarët nga bizneset aty afër e kuptova që diçka kishte ndodhur. Kam dalë nga makina as për 30 sekonda dhe eci dhe 10 metra më poshtë shikoj një person i cili ishte për tokë i gjakosur.

Një djalë u afrua mori një bluzë ose diçka një rrobë dhe ja ka vendos në kraharor direkt në gjoks dhe kam kontaktuar ambulancën, ambulance u përgjigj në sekonde më ka thënë zonjë na thuaj vendngjarjen i thashë një

 

fëmijë ashtë aksidentuar, sepse për momentin nuk dija çfarë ndodhi thashë një motor ose një makinë thjesht e ka përplasur. Afrohet një djalë dhe më thotë që është i therur me thikë. Marr policinë sepse ishte tragjike.

Djali ishte me shenja jete. Unë mbasi mbarova telefonatën me policinë jam ulur tek djali e kam prekur, sytë e tij herë përqendroheshin tek neve që ishim mbi kokën e tij dhe herë nuk dukeshin më,

 

u bë blu e kuptova që diçka nuk po shkonte kishte marrë plagë shumë të thellë dhe i mata pulsin, pulsi i rrihte, po jo e një zemre normale kuptohej që diçka nuk po shkonte, ishte i ngrohtë akoma dhe lëvizte kokën po nuk fliste nuk reagonte nuk rënkonte asnjë lloj gjëje.

 

Ka ardhur zonja e kemi marrë në makinë, nuk prisnim dot më për ambulancën edhe pse ishin vetëm katër minuta që nga ngjarja dhe e kemi vendosur në pjesën e pasme të makinës së zonjës dhe unë kam ecur para me makinën.

Një djalë vetëm na ka ndihmuar që ka hip me djalin me viktimën nga pas dhe i ka mbajt plagën dhe unë që hapja rrugën gjithë kohës. Një efektiv me ka ndihmuar në kryqëzim tek Oslo pasi më hapi rrugën për tu drejtuar në QSUT.

Dhe përveç ambulancës që është nisur nga trauma është nisur dhe një nga QSUT dhe ajo ka dalë para nesh, kam bllokuar rrugën me makinë që mos të vinte asnjë makinë nga QSUT-ja dhe e kemi transportuar djalin nga makina e zonjës dhe e kemi futur në ambulancë.

 

Ishte i gjallë kërkoi nënën e vet ne ato momenti, foli, nënë, nënë rënkonte pak për pjesën e plagës dhe e kemi hip më barelë në ambulancë. Unë kam ndjek ambulancën kam shkuar tek Trauma kam pyetur aty si është djali dhe më kanë thënë që u fut në operacion.

 

Kontaktova me të atin, më pyeti se ku është vrarë djali i thashë në shpatull se nuk mund t’i thoja në zemër, po nuk e di i thashë nëse ka depërtuar thika deri në zemër. Ai ka marrë vetëm një cigare në dorë dhe nuk pata më kontakt me askënd tjetër, pas 10 minutash që unë jam larguar sepse tashmë unë djalit nuk kisha çfarë ti bëja më, e bëra maksimumin tim, jam larguar nga spitali më kanë kontaktuar që djali nuk jeton më.

Kam parë vetëm Martinin e shtrirë Djali tjetër mesa pashë është ndihmuar dhe futur tek poliklinika qendrore dhe ambulanca që ishte nis për Martinin nga Trauma ka marrë djalin e plagosur, ai kishte marrë diku tek tre, katër goditje ndërsa Martini ishte djali që ne bëmë maksimumin si qytetare për ta drejtuar drejt ambulancës sepse kishte shumë trafik dhe nuk mund të vinte dot më shpejt.

Martini kishte nja goditje në kraharor kishte vetëm gjak në kraharor, gjak pak te dora pasi unë i kam prek pulsin dhe u gjakosa pak nuk kishte gjak tjetër përveçse në pjesën e krahërorit dhe në tokë. Një plagë mori po kjo ishte fatale’, shprehet farmacistja Martina Mici në një intervistë për ReportTv.