Martinit i doli vetem 1 shok ne mbrojtje, tjeret e lane ne toke! Vjen reagimi urgjent, cfare pritet te ndodhe

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga dy nxënës të klasës të klasës së nëntë.

Të gjithë të miturit e përfshirë në ngjarjen e rëndë ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, por në klasa paralele.

Ne Euronews sapo u njoftua qe Martinin e kishin lene vetem mes ‘kundershtareve’ pas mesimit me urgjence i erdhi nje shok nga nje shkolle tjeter per ta ndihmuar, por nuk ia arriti dot ta mbronte pasi ato ishin shume.

Një ish-nxënës i shkollës në fjalë dhe një ish-shok skuadre me viktimën kanë rrëfyer në redaksinë e JOQ Albania se cili dyshohet se ishte shkaku i ngjarjes që shkaktoi sherrin që përfundoi tragjikisht për 14-vjeçarin e quajtur Martin, i cili ishte futbollist dhe luante me U15 e skuadrës së Dinamos.

Të dy raportuan për JOQ Albania se shkaku i zënkës midis adoleshentëve ka qenë një vajzë në klasën e 9-të.

Sipas tyre, vajza në fjalë kishte komunikim me viktimën dhe të miturin e plagosur që ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ish-nxënësi i shkollës i cili kishte njohje me nxënës të tjerë që njihnin viktimën, shpjegoi se konflikti kishte nisur që të premten për shkak të një vajze, e cila fliste me të dy djemtë e përfshirë.

Pas tensioneve që u shfaqën me përleshje fizike atë ditë, situata eskaloi në ngjarjen fatale të së hënës.

Një tjetër dëshmi erdhi nga një ish-shok skuadre i viktimës në futboll, i cili e përshkroi Martinin si një djalë të sjellshëm dhe me pasion për futbollin.

“Martini ishte një fëmijë i qetë, respektonte më të rriturit dhe nuk kishte konflikte as me fjalë, as me veprime,” tha ish-shoku i ekipit ndër të tjera.

Ai tha se Martini kishte luajtur më parë për ekipin U-15 të Partizanit, por së fundmi ishte transferuar te Dinamo. “Edhe kur ngacmohej, ai e injoronte dhe nuk kthehej me reagim të keq,” vazhdoi ai.

Ngjarja e fundit e tronditi thellë të gjithë të njohurit e tij, pasi askush nuk e priste që Martini të përfshihej në një situatë të tillë.

Dëshmia e ish-nxënësit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”:

Te gjithe te perfshiret ne sherr ishin nxenes te klases se nente. Ishin nga klasa paralele. Shkaku ishte nje vajze e cila fliste me te dy djemte e plagosur dhe si pasoje e ksaj gjeje sherri nisi qe diten e premte ku nxenesit u rrahen me grushta.

Pra i gjithe shkaku nje vajze qe gjithashtu ishte ne klasen e 9 dhe ne te njejten klase me nxenesin qe esht ne spital ne gjendje stabel. Jam ish nxenes i asaj shkolle dhe kam mar informata nga nxenes qe e kane shok viktimen.

Dëshmia e ish-shokut të skuadrës të viktimës:

Martini ishte djale shum i mire kishte pasion futbollin shkonte ne stervitje dhe nuk i binte ne qafe njeriu kishte rrespekt per me te medhejnte dhe kurr nuk u perleshte as me fjal as me duar me te tjeret zoti e past cu n xhenet. po e njoh e kam pas

shok ekipi por ka ikur nga ekipi i partizanit grupmosha u-15 dhe ka ik te dinamo. si binte njeriu n qaf edhe kur e ngacmonin e anashkalonte nuk u kthente keq, ishte shum femij i mir.

Sherri ka nisur prej nje goce duke hapur llafe dicka e till edhe mbas shkolle ishin mbrapa shkolle dhe u godit me thike. Kan ther dhe shokun e martinit te krahu i esht hap krahu shum. t gjith jemi super t merzitur dhe t trrondit se se besonim kurr qe martini do u fuste ne kshu problemesh. Para ca muajve na vdiq dhe nje shok tjeter sepse dhe ate e theren, Aurelio Dervishi, 18 vjecar.

Klubi Dinamo ka reaguar pas vrasjes të 14-vjeçarit në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

“Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.

U prehsh në paqe Martin!”, shkruhet në një njoftim të bërë në Facebook.