Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se buxheti për bebet e porsalindura vitin e ardhshëm do të jetë 22 mln euro.
“22 mln euro janë në buxhet, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025”, tha kryeministri gjatë fjalës në Kuvend.
Rama u shpreh se është rritur ekonomia dhe ulur borxhin publik, duke e konsideruar si ndër më të ulëtin në rajon.
Edi Rama: Ndërkohë deri tani kemi financuar mbi 145 mln euro për bebet e porsalindura! Ndërsa 22 mln euro të tjera janë në buxhetin e 2025, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025.
Kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur borxhin publik, ndër më të ulëtin në rajon.
Në një kohë që kryeministri Edi Rama premtoi dy bonuse në vit për pensionistët, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ky është një mashtrim.
Sipas tij, Rama edhe bonusin që premton e jep njëherë në katër vjet dhe kjo për efekt të zgjedhjeve.
Një Kryeministër i përgjegjshëm- tha Bardhi- nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit.
“Me pensionsitët mendon se do ti mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite.
As burnusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend tja japë.
E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve.
Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, tha Bardhi ne Parlament.