“Më thanë ik se Trump do të më marrë zvarrë”/ Edi Rama: Prisni, ja cfare do zbuloni per mua dhe Ameriken

Kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy, ku u ndal edhe tek raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë kujtoi kohën kur Donald Trump mori mandatin e parë, që në Parlament i thane “ik vetë se do vijë Trump të të marrë zvarrë”.

“Do t’i shihni Amerikën, mos kini merak. Do ta shihni edhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetjen e Amerikës do ti shikoni sic i keni parë, por ju nuk mbani mend. E keni kujtesën e dobët sepse ju mban këneta peng. Ju kujtohet që kur mori Trump mandatin e parë që mu çuan mua në Parlament dhe më thanë ik vetë tani se do vijë Donald Trump të të marrë zvarrë! Si vazhdoi puna? Apo kësmet”, tha Rama.