Gjesti është parë duke u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania duke kaluar murin, por produksioni ndërhyri menjëherë dhe e riktheu në lojë.
Pas rikthimit, ai i është rrëfyer Eglit për momentin e tij të vështirë.
“M’u ngushtua zemra. Më kapi me bo diçka. Më erdhi me dalë…”, tregon Gjesti, ndërsa produksioni hoqi sërish kamerat.
Situata ka ndezur debat mes ndjekësve, të cilët presin një reagim nga produksioni.
Gjesti është parë mbrëmjen e 26 shkurtit duke u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania duke kaluar murin, por produksioni ndërhyri menjëherë dhe e riktheu në lojë.
Situata ka ndezur debat mes ndjekësve, të cilët presin një reagim nga produksioni.
Por një reagim ka ardhur edhe nga miku i tij i ngushtë, Stresi.
Në një postim në InstaStory, Stresi shkruan se cdo gjë është në rregull.
“M’u ngushtua zemra. Më kapi me bo diçka. Më erdhi me dalë…”, i tregoi Gjesti, Eglit pas veprimit, ndërsa produksioni hoqi sërish kamerat.
Janë publikuar në rrjet pamjet nga brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorët shihen duke reaguar teksa Gjesti kalon murin për t’u larguar nga loja.
Pamjet e publikuara tregojnë habinë dhe shqetësimin e tyre, ndërsa produksioni ndërhyri menjëherë për ta rikthyer atë në shtëpi.
“Sapo u hodh Gjesti nga muri” dëgjohet të thotë Vserlo, ndërsa menjëherë produksioni mbyll mikrofonat
Ky veprim ka ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet që e shtynë Gjestin të ndërmarrë këtë hap, veçanërisht pas tensioneve me Eglin.
Ndërkohë, ndjekësit kërkojnë transparencë mbi situatën, ndërsa mbetet për t’u parë si do të veprojë produksioni pas këtij incidenti.