E FUNDIT/ Cpo ndodh? Nuk kane te ndalur lëkundjet e tërmetit në vend

Pas lëkundjeve sizmike të mbrëmjes së djeshme dhe tërmetit me magnitudë 4,7 ballë me në qendër në Klos, vijojnë pasg ditjet edhe ditën e sotme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare para disa çastesh në vend janë regjistruar lëkundje me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter.

Thellësia ka qenë 2 km ndërsa epiqendra ka qenë 29 km në verilindje të Tiranës dhe 12 km në juglindje të Burrelit.

Kujtojmë se lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mbrëmjen e së dilës në orën 22:37 minuta të së dielës në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Xibër, Klos, dhe kishte një thellësi prej 8.8 kilometrash.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri me dije se tërmeti shkaktoi dë me të lehta materiale në njësinë administrative Xibër të Klosit, aty ku ka qenë edhe epiqendra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *