“Trillime dhe shpi fje shumë të ulëta”, nuk flet me ta, familja fanstastike e Luiz Ejllit flet troc dhe zbulon si është e vërteta

Prej disa ditësh në media kanë qarkulluar lajme dhe informacione se këngëtari Luiz Ejlli nuk flet me familjen e tij. Sot, në profilin e këngëtarit në Instagram, familja e Luizit ka hedhur poshtë këto pretendime, teksa i cilëson trillime dhe shpifje shumë të ulëta.

Reagimi i plotë:

Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarojmë opinion publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip!”

Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të perfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.

U lutemi nëse doni të bani lajm, bëjeni atë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, jo duke saju lloj – Iloj gënjeshtre!

Urojmë të kemi mirëkuptimin tuaj, dhe të shkruani për atë që Luizi po jep në BBV jo duke përfshirë njerëz të tjere që janë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip! Me shumë dashamirësi dhe respekt, familja e Luizit!

Në media ka qarkulluar një lajm se banori i Big Brother Vip Albania 2 nuk fliste me familjen e tij, të cilët jetojnë në SHBA. Madje, është raportuar edhe se mamaja e Luizit, e ka mohuar që e ka djalë, por që ka rezultuar një pretendim i rremë pas reagimit të fundit të familjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *