Fansat i rrethuan Top Channelin! Lori Hoxha reagon me nje thumb te hapur nga Luizit

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë për revoltimin e publikut ndaj produksionit për sjelljen ndaj Luiz Ejllit i cili pa dyshim është protagonisti kryesor i këtij edicioni të Big Brother Vip.

Ajo ka publikuar një Instagram një kërkesë nga publiku për bashkëpunim me Lorin me një linjë të njohur veshjesh.

Në këtë pikë ajo është bashkuar me publikun duke lënë të kuptohet për një marrëveshje, por e thumbon qëndrimin e tyre në raport me çështje të tjera.

“Publiku me raste e di çfarë bën”, shkruan Lori Hoxha, duke nënkuptuar se paska edhe raste të tjera kur ai nuk është i drejtë në veprimet dhe zgjedhjet e tij.

Dje protestuesit rrethuan Top Channel për të mbështetur Luizin pas qëndrimit të ashpër të produksionit ndaj tij pas deklaratës së tij për një sëmundje, e vërteta e të cilës është e mjegullt edhe pas deklaratës nga të dyja palët dje në emision.

Përgjatë dy ditëve janë shpërndarë në rrjetet sociale informacione në lidhje me Luizin dhe jetën e tij jashtë shtëpisë dhe ajo që nuk ka asnjë diskutim është se ata kanë zgjedhur ta mbështesin këngëtarin edhe në rast se ai ka gënjyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *