I permendi babain e vde kur Luizit! Shqiptaret iu kundervune, Kejvines i ndodh e papritura

Në shenjë proteste ndaj deklaratës skandaloze që bëri për të atin e ndjerë të Luizit, shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bllokuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë i yni nga mbrëmja e djeshme pas debatit deri sot ajo kishte humbur të paktën 5 mijë ndjekës.

Mirëpo “si me magji” brenda pak minutave ndjekësit e Kejvinës u “rritën” ndjeshëm. Konkretisht, banorja e “BBV” brenda pak minutave “fitoi” mbi 10 mijën ndjekës. Mënyra se si i ka “fituar” është mjaft e qartë, duke pasur parasysh edhe kohën e shkurtër brenda të cilës u shtuan ndjekësit.


Një debat aspak normal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agravuan në ofendime nga të dyja palët duke marrë edhe paralajmërime nga produksioni.

Mirëpo, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituae shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka vd kur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare. Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë. Ta marrin si të duan nuk më intereson fare. Të arrijë deri në këtë pikë nuk meriton as të marrë frymë. Ky është shembulli më i keq i shoqërisë. Nëse kjo situatë tejkalohet unë urgjent me keqardhjen më të madhe largohen nga emisioni direkte. Të më vijë një copë njeri me dy sy këtu, nuk më intereson fare”, u shpreh Kejvina.

Nga ana tjetër Luizi shpjegoi arsyen e këtij reagimi për shkak të shpërthimeve të herëpashershme të modeles në drejtim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *