E fundit! Shkundet nga termeti për herë të dytë Tirana, qytetarët lënë banesat

Dy lëkundje tërmeti në pak kohë. Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Epiqendra ka qenë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë në Tiranë lëkundjet kanë qenë të forta.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë 4.7 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,24 rihter.

Pas tërmetit të parë, është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë.

Shqipëria është duke u g ditur nga një numër tërmetesh gjatë mbrëmjes së sotme. Nga të dhënat paraprake mësohet se g ditja e parë ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, kurse pas saj pati një tjetër lëkundje me forcë më të vogël.

Epiqendra duket se është në fshatrat e Klosit, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, ku lëkundjet janë ndjerë të forta duke bërë që qytetarët të futen në p nik.

Mësohet se një numër qytetarësh kanë zbritur nga banesat në rrugë dhe lulishtet e lagjeve.

Zona në fjalë njihet për aktivitetin e lartë sizmik.

Mbetet për t’u parë nëse g ditja e parë ishte ajo qendrorja, ndërsa sizmiologët theksojnë në raste të tilla se tërmete të tilla shoqërohen edhe me pasg ditje.

Pritet reagimi nga Instituti i Sizmiologjisë për të caktuar magnitudën e saktë pasi raportimet e deritanishme janë prej institituteve sizmiologjike të shteteve përreth. .albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *