E forte! Sabiani ndahet nga gruaja? Veprimi që ngriti dyshime për krisje të marrëdhënieve

“Big Brother Vip” ndryshoi shumë gjëra në jetë e Sabianit, me disa projekte pas daljes së tij që u përkthyen në sukses.

Megjithatë gjërat në jetën e tij personale duket se nuk kanë ecur njëlloj. Pasi marrëdhënia me mikun e tij brenda shtëpisë, Ilirin, u ftoh pas përfundimit të spektaklit, Sabiani duket se probleme ka edhe me bashkëshorten.

Pjesëmarrja e tij në “Big Brother” zbuloi faktin se artisti ishte bërë baba i një djali me partneren e re, Arnisa Xhikaj.

Që pas kësaj, dyshja nuk i ndalte më postimet në rrjetet sociale me dedikimet romantike.

Megjithatë situata ka ndryshuar shpejt dhe dyshja i ka hequr të gjitha fotot dhe madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zënkë të momentit apo një ndarje përfundimtare, por miq të afërt të dyshes nuk kanë pranuar të japin informacion rreth kësaj ndodhie në jetën e mikut të tyre. /albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *