Pelqeja lekun! Flet ish-punonjësja ne Berat, zbulon se sa paguhej për pastrimin e 1 kg ka nabis

Shqipëria është konsideruar shpesh si vend i kan bisit, edhe në raportet ndërkombëtare.

Një ngjarje e dy muajve më parë, identifikimi i një sere me kan bis në Kutalli të Beratit, ku u shoqëruan 80 gra, tregoi se sa thellë është futur në familjet tona industria e kan bisit.

Euronews Albania realizoi një intervistë me një grua e cila disa vite më parë, është detyruar të punojë në përpunimin e kan bisit.

Ajo u shpreh se paguhej 1500 lekë për përpunimin e 1 kg k nabis, teksa shtoi se u detyrua ta bëne një punë të tillë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Gjendja ekonomike, gjendja financiare. Lamë shtëpinë, fëmijët, na detyronte halli. Brenda ishim të ngujuara, me familjarët flsinim në telefon në darkë, jo gjatë orarit të punës. Bëhet fjalë për vitin 2016, në fakt në zonën tonë nuk ishte mbjellë kurrë dhe nuk njihej se çfarë ishte. Na e mësuan si përpunohet, si qethet, si rregullohet, çfarë forme duhet të vinte boçja. E fusnim në qese që e peshonim.

Pastaj ata e hidhin vetë në thasë dhe nuk e di se ku e dërgonin. U detyruam të shkonim të punonim për lekë. Pa punë unë, burri, djali, u detyruam. Skamje, gjendje ekonomike. Paguheshim 1500 lekë për 1 kg kanabis, kur bënim 2 kg 3000 lekë.

Nuk bëheshin kollaj 2 kg, ishte e vështirë. Punuam 2 muaj, shtator deri në fund të nëntorit. Në jug. Me orar të zgjatur punonim, me kushte të vështira, ftohtë ishte. Në kasolle punonim. Që punonim bashkë ishim 10, por ishin pafund”, theksoi ajo ndër të tjera.

Gruaja tha se disa vite më parë duke qenë në gjendje të vështirë ekonomike zgjodhi të shkonte dhe të punonte në punishtet ilegale të përpunimit të k nabisit. Ajo tha se paguhej 15 mijë lekë për një kilogramë lënde nark tike dhe se ishte leku që nuk i lejonte të hiqnin dorë nga puna e vështirë.

Sipas saj gratë merreshin vetëm me pjesën e pastrimit të k nabisit dhe paketimin e tij.

“Ishin pafund vajza dhe gra. Familjare të cilat punonin për bukën e gojës. Ishin gra të fshatit, por vinin me furgona dhe nga larg nga Elbasani. Hanim dhe pinim nga xhepi jonë nuk na i paguante njeri.

Ne ishim te hallka e pastrimit. E pastronim e hidhnim nëpër qese, kjo ishte puna jonë. E sillnin të tjerët me thasë ne e zgjidhnim dhe e rregullonim. Ishte mbjellur në zonar përreth, thahej aty dhe më pas na e sillnin ne ta pastronim.

Unë me të dëgjuar u lidha me këto persona. Fjalë pas fjale. Me telefonata, gjetëm punën dhe shkuam. Me të dëgjuar që paguhej 15 mijë ne na u duk si shumë. Pastaj kur iu futëm asaj pune s’iknim dot më se na pëlqente dhe leku. Por puna ishte e vështirë, sidomos era e asaj”, tha gruaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *