Çpo ndodh në Shqipëri? Disa tërmete rresht shkundin vendin, ja sa janë rëgjistruar gjatë gjithë natës

Vendi jonë është përfshirë nga një “br shëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 righter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga iformacionet paraprake, nuk kanë shkaktuar dëme.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar dje një tjetër bonus për pensionistët në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill,

do të programohet edhe bonusi i radhës për pensionistët. Sipas Ramës, aktualisht të gjithë pensionistët po marrin bonusin e Pakos së Madhe 8 miliardë lekëshe. “Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur.

Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama. Ky i fundit edhe pak ditë më parë deklaroi se, taksa e jashtëzakonshme

që do t’u merret 3 prodhuesve të mëdhenj të energjisë do të kthehet direkt në mbështetje financiare për njerëzit më në nevojë. “Ne do të bëjmë çmos që të shtojmë të ardhurat për pensionistët në radhë të parë. Për këtë arsye me gjithë vështirësinë buxhetore do t’i japim një paketë mbështetëse të gjithë pensionistëve.

Për këtë arsye kemi vendosur që 3 prodhuesve të mëdhenj të energjisë, që fitojnë në mënyrë marramendëse për shkak që iu ra fati që u rrit çmimi t’iu vëmë një taksë të jashtëzakonshme. T’iu marrim një pjesë të atij fitimi dhe përsëri atë në radhë të parë do t’ia japim atyre që janë më në nevojë. Do ia shpërndajmë direkt, nuk do e çojmë as për rrugë, as për ura, pro do ta kthejmë direkt në mbështetje financiare direkte, për të përballuar inflacionin e luftës”, nënvizoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *