U kujdes për të gjatë gjithë naten, Kiara tregon nëse ka ndryshuar mendimi i saj për Luizin

Incidenti që i ndodhi ditën e djeshme, bëri që Kiara Tito të largohej me dhimbje nga shtëpia e “Big Brother” për një kohë drejt spitalit, për t’u rikthyer sërish në mbrëmje, teksa zbuloi se pas analizave dhe trajtimit që kishte marrë, gjithcka i kishte ndodhur për shkak të hernies.

Nisur nga gjendja e saj, banorët e reality show-t janë përpjekur gjithësecili ta ndihmojnë moderatoren, në vecanti edhe Luiz Ejlli. Historia mes tyre në shtëpi tashmë dihet, ndërsa prej pak

ditësh Tito i kishte ndërpreë komunikimet me të për shkak të rrëfimit të famshëm për sëmundjen, megjithatë këngëtari u përpoq të kujdesej për Kiarën, si mbrëmjen e djeshme, ashtu edhe mëngjesin e sotëm kur ajo provoi të ngrihej në këmbë.

Nisur nga kujdesi i tij për të, gjë që ka rënë në sy të banorëve të tjerë që nuk kanë hezituar ta komentojnë atë që ka ndodhur, pyetja që mund të shtrojnë ndjekësit e programit është, ka ndryshuar mendimi i Kiarës për Luzin pas kujdesit të tij këto orë? Ose më saktë, a do ta lejojë ajo këngëtarin që t’i afrohet sërish, teksa është duke u rikuperuar?

Këtë të fundit nuk e dimë, por dimë të themi që Kiara është falenderuse ndaj ndihmës që Ejlli i ka dhënë por për momentin, vetëm kaq, teksa vetë moderatorja është shprehur se nuk ka më besim tek ai për asgjë. Ndër të tjera moderatorja tha se e ka shumë të vështirë që t’ja falë gënjeshtrën, por edhe nëse kjo ndodh, do t’i duhet shumë kohë dhe sërish do të ketë dyshime.

Pra, mesa kuptojmë, kujdesi që Luizi ka treguar ndaj Kiarës nuk mjafton që dyshja të rikthehet sërish si më parë. Edhe pse, sic edhe ai vetë ka pranuar, këngëtari nuk e ka bërë që të falet nga moderatorja. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *