Sa e shite zemren? Fituan bashke Kengen Magjike, Juliana Pasha befason me reagimin per Luizin

Disa vite më parë këngëtarja Juliana Pasha dhe këngëtari Luiz Ejlli konkurronin në “Këngën Magjike”

me këngën “Sa e shite zemrën” dhe u shpallën fitues të atij edicioni.Me vitet u harrua edhe

kënga nëpër arkiva por me hyrjen e Luizit në BBVA,kënga po qarkullon sërisht në rrjet dhe na kujtoi se sa e bukur është.

Ndjekësit kanë kërkuar nga Juliana të thotë diçka në lidhje me Luizin i cili nuk po kalon ditë të qeta në shtëpi.

Ajo ka shpërndarë në Instagram një pjesë nga performanca e tyre dhe shkruan:
“Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin.

Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij,në TikTok.

I uroj të ketë një mëndje të kthjellët,të pastër dhe shëndet të plotë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *