Rama jep lajmin e madh per pensionistet, pas 80 mije lekshit, ja cfare do u japi ne Prill

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë se në muajin prill, do të ketë një tjetër bonus për pensionistët. Sipas tij kjo do të realizohet pas marrjes së këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë.

Rama bën të ditur gjithashtu se këto ditë ka nisur shpërndarja e bonusit nga “Pakoja e Madhe” për këtë kategori.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur

*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe mjekët dhe infermierët janë përfshirë në “pakon e madhe”, nga e cila do të përfitojnë mbështetje pas rritjes së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaron se infermierët me pagë nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 000 lekë të reja, ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000 lekë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *