Big Brother Vip Albania dashur pa dashur na ka bërë që të përfshihemi të gjithë dhe të përjetojmë situatatat e krijuara aty brenda në shtëpi.
Komente të ndryshme lexojmë lart e poshtë nëpër protale dhe rrjete sociale mbi banorët. Së fundmi, një opinion ka ardhur edhe nga gazetarja Desara Karaiskaj, e cila njihet për komentet e saj me “piper” dhe deklaratat e drejtpërdrejta.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Desara ka zbuluar se moderatorja Kiara Tito ka dikë që po e pret jashtë shtëpisë.
Gazetarja shprehet se Kiara nuk është fare brenda lojës, pasi e ka mendjen tek i dashuri i saj i cili ndodhet jashtë shtëpisë.
“Dëshira është shumë e madhe për të shikuar dashuri, por ne njerëzit, ne populli, turma, nuk kënaqemi kurrë. Kur Donaldi tha që më mungon Bora, e gjykuam. Pasi i mungoi Bora, i pëlqeu Trixa, por ishte më i sinqertë ai sesa Kiara që e ka përjashta atë tipin edhe i mban të gjitha përbrenda, edhe nuk është fare për mendimin tim brenda lojës, është jashtë.
Nuk është akoma brenda Big Brotherit ajo, e ka mendjen tek ai përjashta. Ndërkohë që Luizi i duhet, se një gjë do e bëjë aty brenda ajo se Luizi që flirton me të është “okey” ai. Ndërkohë që e ka mendjen përjashta, si po e pret ai tipi përjashta,”, thotë Desara Karaiskaj.
@dasarakaraiskaj