Cmenduri! Amos vendos të li dhë me litar Dea Mishel në shtëpinë e “Big Brother”, por përse? (video)

Mund ta themi me plot gojën se tashmë asgjë nuk na habit më nga ato që ndodhin në shtëpinë e “Big Brither VIP Albania”, duke qenë se cdo ditë ka d bate, drama dhe veprime nga më të ndryshme nga konkurentët që edhe nëse do ishin bërë me skenar,

zor se do arrinin deri këtu. Megjithatë, në gjestin e fundit të “pëlqimit” ose “lojës”, këtë nuk e dimë me siguri, Amos Zaharia ka vendosur që të lidhjë me litar Dea Mishel dhe ta marrë me vete nëpër shtëpi.

Veprim ky që nëse do të ishte bërë nga Luzi ndaj Kiarës në fillimet e tyre në shtëpi, me siguri do ishte trajtuar sërish sic u trajtua hedhja e tij mbi krevat, megjithatë është bërë nga aktori në drejtim të Deas dhe ne jemi këtu për të shpjeguar se përse ka zgjedhur të përdorë “litarin”.

Arsyeja e parë mund të jetë se është thjesht një gjest i pamenduar gjatë, nga ato që djemtë bëjnë në drejtim të vajzave kur i pëlqejnë dhe duan të përfshihen me to dhe e vërteta është se Amos dhe Dea, si nga publiku, ashtu edhe nga banorët brenda shihen si cift potencial e ngacimet mes tyre shihen herë pas here. Pra, ky mund të jetë thjesht ngacmimi i radhës.

Arsyeja e dytë, më shumëse ngacmim, mund të jetë një gjest simbolin nga Amosi që “lidh” Dean, duke treguar në këtë mënyrë qëllimet e tij me të për të ardhmen e afërt në shtëpi, duke supozuar se ajo nuk del ditën e nesërme duke qenë në nominim.

Arsyeja e tretë është edhe nga fakti që Dea është pikërisht në nomimin dhe lojëra e përfshirje të tilla mund ta nxisin të jetë më aktive, të afrohet më shumë me Amosin dhe po ashtu të nxisin edhe debate kur vetë showgirl-i mund të nxjerrë në pah më shumë nga vetja e të dëgjohet edhe tek publiku.

Ose nuk është asnjëra nga këto arsye dhe Amosi thjesht “ashtu e ndjeu, ashtu e bëri”. Vetëm të shohim si do komentohet gjesti në publik edhe në Prime. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *