Iu referua me “po vdes dita-ditës”, “go det” sërish Dea Mishel: Do me heqin sepse mbrojta Luizin

Fillimisht tha se “nuk mund të jetojë me dikë që po vdes dita-ditës”, ndërsa tani sipas Dea Mishel, ajo është penalizuar sepse ka mbështetur Luizin.

Në një bisedë me banorët ajo u pyet se çfarë mund ta ketë penalizuar që shkoi në nominim këtë javë me “televotimin”

për më pak të preferuarin e publikut. Në përgjigjen e saj, Dea theksoi se është penalizuar sepse është dukur sikur e ka mbrojtjr Luizin në gjithë këtë situatë.

“Mendoj që mund të jem penalizuar realisht sepse u duk sikur po mbroja Luizin në atë që po ndodhte. Ndërkohë që unë po rrija po qetësoja Kiarën, s’po thoja vërtet atë që po mendoja që Luizi po gënjen. Se kisha mendjen aty fare”- tha Dea.

Kujtojmë se pas familjes ka reaguar edhe ish-partneri i Dea Mishel, Ilsi Muça, pas reagimeve të deklaratës skandaloze që ajo bëri për Luizin.

Ai tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë se “ka bërë mirë që nuk është më me Dean”, të cilave ai iu përgjigjet publikisht duke e konsideruar veten “me fat” që e ka njohur.

Sipas tij, deklarata e Dea Mishel e cila tha se “nuk jeton dot në një shtëpi me dikë qe po vdes dita-ditës”, është nxjerrë jashtë kontekstit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *