Luiz Ejlli tregon si e hoqen nga puna ne Shtet: Më thanë s’të japim leje se ti do na

Këngëtari Luiz Ejlli para se të bëhej pjesë e formatit televiziv ka punuar si specialist i nivelit të lartë në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare me rrogë 1 Milion Lekë.

Ai ka folur pikërisht për këtë episod në shtëpinë e BBV para deklaratës kontradiktore që futi popullin shqiptar në dilemë.

Ejlli deklaron se KESH ka ndërruar mendje për dhënien e lejes gjatë kohës që ai do të ishte pjesëmarrës

në BBV2 dhe e ka ritelefonuar për t’i thënë se nuk munden t’i japin leje nga frika se mund t’u prishë imazhin. Në atë moment këngëtari rrëfen se është larguar.

“Firmosa kontratën me Top-in dhe dy ditë para se me hy mrenë më marrin në telefon e më thonë nuk ta japim dot lejen se më thanë që “mund të na prishësh imazhin”.

Në ç’kuptim i thashë jua prish imazhin? Se mren mund të bësh naj budallallik, naj gomarllik, se mund të bëhesh problem dhe se kur të dalësh nga aty do vish në punë këtu dhe do thojnë “u ky që ka bo atë, punon në KESH. Dhe unë i thashë: OK s’po jua prish imazhin”,-deklaroi Ejlli para kamerave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *