E trishte cpo ndodh! Fshati perrallor i Korçës ku askush nuk do të jetojë në të

E rrethuar me male nga të gjitha anët, në Moglicë të Maliqit duket se koha ka mbetur në vend!

Dikur në zonë kishte rreth 250 familje, sot kanë mbetur 50 pre tyre!

“Jo duan të ikin, por kanë ikur tashmë. Kemi ngelur vetëm disa pleq dhe kjo ka ndodhur nga fukarallëku”, thotë një banor.

“Kanë ikur se nuk kanë ccfarë të bëjnë.

Edhe ato pak pasuri që kishin ua kanë hequr.

Asgjë nuk ka këtu. Marrim një makinë 70-80 mijë lekë dhe ikim në Korçë”, thotë një tjetër banore.

Gjithkush dëshiron që të ikë nga atje, pasi mundësitë për një jetë normale janë të pakëta.

“Edhe gjatë dimrit kemi probleme me energjinë elektrike.

Këputen telat, pasi janë që në kohën e diktaturës”, thotë banori.

“Rrimë deri në një javë pa drita. E përballojmë vetëm me qirinj, dhe nganjëherë i marrim borxh”, rrëfen banorja.

Edhe shkolla që dikur ishte e mesme është mbyllur, dhe atje mësojnë vetëm pak nxënës të shkollës 9-vjeçare.

Edhe administratori i Moglicës Fetah Hoxha, nuk bën përjashtim nga ata pak banorë që i kanë mbetur në zone, e ardhmja e Moglicës duket se është edhe më e zymtë.

“Moglica është një fshat pa tokë. Në zonën tonë për të jetuar është vetëm emigracioni, sidomos fshati Moglicë.

Fshtrat përreth kanë një largim të të rinjve më pak, por disa kanë ikur”, shprehet Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *