Do hynte ne Big Brother! Valbona Mema peson aksi dent para shfaqjes, si eshte gjendja e saj

Mbrëmjen e djeshme ndodhën një seri ngjarjesh, bujë të madhe mori deklarata e Luiz Ejllit në lidhje me sëmundjen e pashërueshme. Por, nuk munguan as hyrjet e reja.

Eni Tare, Diola Dosti, Nita Latifi dhe Bjordi Mezini janë banorët më të rinjë në shtëpinë më të famshme të “BBVA”. Lajme qarkullonin se pritej edhe një hyrje tjetër që ishte Valbona Mema.

Ndërkohë që gazetari Andi Vrapi ka shpërndarë në “Instastory” dhe arsyen pse këngëtarja mjaft e njohur nuk mundi t’i bashkohej BB Vip.

Gazetari tregon se një incident ka ndodhur mbremë, Mema është rrëzuar keq në shkallët e Top Channel, kjo ka sjellë probleme shëndetësore.

Thuhet se këngëtarja është dëmtuar nga pjesë të fytyrës, duke çarë buzën dhe plagosur hundën. Pritet një moment i dytë që t’i bashkohet shtëpisë së “BBVA”.

Ndërkohë nuk dihet nëse do hyjë të premten apo jo, por kjo nuk është hera e parë që është përfolur shumë që Valbona Mema të jetë banore e BBV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *