Jetoj ne te zeze ne Spanje, sepse burri im… Olta: Jam e bindur që dal nesër! Kristi i kthen përgjigjen epike

Olta thotë se është e bindur që do dalë nesër nga shtëpia, por Ronaldo nuk e beson. Teksa ishin ulur me Kristin, ai i thotë se edhe mundet që Olta të jetë ‘në rrezik’ për nesër.

Olta: Unë jam e bindur që do dal nesër! Ronaldo: Po tallet! Kristi: Tani të them të vërtetën, ka shumë shanse! Olta u ka treguar sot banorëve se ajo nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë dhe ka një djalë.

“Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, thotë ajo. Amosi: Pse nuk je e martuar? Olta: Me letra jo, jam në të zezë. Amosi: Po nuk e ke pasaportën? Olta: Jo, po nuk e pati ai s’kam si ta kem unë!

Olta është përlotur këtë pasdite teksa fliste për djalin e saj. Ajo tha se është shumë kurioze ta shoh reagimin e djalin e saj teksa ajo shfaqet në televizor.

“Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi. Para se të vija këtu ai pasti një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, i tregoi ajo Kiarës.

Kujtojmë se spektakli i radhës do jetë të martën në darkë dhe tre të nominuarit për këtë herë janë: Genti, Olta dhe Armaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *