Shuma perrallore! Kjo eshte ish shefja e kabinetit ne Kryeministri, qe nënë e bir i vo dhen mijera euro!

TIRANË- Gruaja në foto është Alda Klosi, pronarja e banesës ku u v dhën 120 mijë euro nga pastruesja e punësuar, Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier.

Klosi është një emër i njohur në administratë, sepse prej një periudhe kohe të kosiderueshme ka qenë ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit. Grabitja në banesën e saj e cila ndodhet në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur më 15 dhjetor, pak para festave të fundvitit.

Të paktën 700 mijë euro janë gr bitur nga Rozeta Dobi në shtëpitë ku ka punuar si pastruese, ndërkohë që gruaja dhe djali i saj Havier, janë tashmë të arr stuar nga policia.

Pas një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish me vlerë, të gjetura një ditë më parë dhe të gr bitura në një banesë në rrugën e Kosovarëve ku gruaja kishte punuar si pastruese, policia njoftoi sot gjetjen e më shumë se 400 mijë eurove në tubimin e aspirimit të banesës Dobi.

Sikurse bëhet me dije nga News 24, pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vj dhur në banesat ku ka punuar, ndërkohë që 120 mijë eurot e gr bitura në rrugën e Kosovarëve i përkasin shtetases me inicialet A.K, punonjëse në Kryeministri./Opinion.al

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u arr stuan dje pasi akuzohen se kanë vj dhur një shtëpi në rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, ku Rozeta ishte pastruese. Dje, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arr stuar,

shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vj dhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Ndërkohë sot, një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë gjetur e më pas sek estruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit. Konkretisht, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Nuk dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët.

“Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”,

gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *