Dashuria s’njeh moshë, historia emocionuese e Orgesit me të fejuarën 10 vite më të madhe

Prej 7 vitesh Orgesi është ndarë nga bashkëshortja sepse familja e tij kundërshtonte lidhjen e tyre prej ngjyrës së saj të lëkurës.

Sot ata kanë një vajzë 13 vjeçe dhe ruajnë lidhje të mira me njëri-tjetrin.

Ndërkohë në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Orgesi ka ardhur me një trëndafil.

Prej tre vjetësh ai ka nisur një histori dashurie që e ka lumturuar dhe shprehet se në fakt “e ka gjetur ajo atë”.

Gjithçka nis në një terminal tragetesh, libra dhe shumë pika të përbashkëta. I vetmi ndryshim mes këtyre shpirtrave binjakë është mosha sepse Miranda, e fejuara e Orgesit, është një dekadë më e madhe se ai.

Orges: Ne jemi njohur në Brindisi në terminal për të prerë biletat sepse unë punoj me kamion dhe bëj Shqipëri-Itali dhe shkoj për të prerë biletën, ndërkohë që Miranda ishte aty duke pritur për të bërë biletën.

Ardit Gjebrea: Miranda është e fejuara?

Orges:Po. Ndërkohë gjithmonë në sezonin e pushimeve nga ajo që ka fluks, ne që punojmë me transportin jemi një çikë më të distancuar, kalojmë një çikë në radhë të dytë si i thonë sepse shumë njerëz. Vete atje, debatoj një çikë te sporteli se ishin këto muhabetet kështu dhe Miranda kthehet thotë “po çfarë keni more çuna që ziheni?”, se isha me një shok. E shoh kështu, por isha në atë problemin tim, s’i vura shumë rëndësi.

Pasi mbarova, që u sigurova që do hipja, i rregullova të gjitha gjërat, e shoh që ishte e ulur aty në stol brenda terminalit, duke lexuar dhe po mendoja si mund t’i flisja. E pashë që po lexonte dhe shkoj i them çfarë po lexon sepse në fakt kohë më përpara kisha lexuar nja dy libra vetë dhe mendoja se dija diçka më shumë për librat. Shkoj e pyes çfarë po lexon për të hyrë në muhabet, filloi po më tregonte që kishte lexuar shumë libra dhe m’u duk sikur ato që dija unë s’ishin asgjë para… filluam të flisnim, të tregonim për veten historitë tona dhe doli që kishim gjëra të përbashkëta.

Ardit Gjebrea: Për shembull?

Orges: Që ishin të njëjtat në kuptimin që 7 vjet kishte ajo që ishte divorcuar nga lidhja e parë, 7 vjet kisha unë. Ditëlindjen e kemi të dy në një ditë.

Ardit Gjebrea: Jo ore!

Orges: Në të njëjtin muaj, në të njëjtën datë.

Ardit Gjebrea: Në të njëjtin vit?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Ajo është më e vogël?

Orges: Jo, është më e madhe se unë.

Ardit Gjebrea: Një vit, dy vjet?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Tre?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Pesë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Shtatë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Tetë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Nëntë?

Orges: Jo.

Ardit Gjebrea: Dhjetë?

Orges: Dhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *