“Se mbaja dot- Ho dhi foshnjën në lumin Kir, nuk i dihet babai, del arsyeja e 32 vjecares, nuk pendohet aspak

“E ho dha në lumë, skisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmua nëna 32-vjeçare që hodhi foshnjën e saj 7 ditëshe në lumin e Kirit në Shkodër.

Orjana Gremi mësohet se nuk ka shprehur pendesë për aktin e r ndë të kryer, raporton News24.

Ajo kishte dalë nga spitali më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor.

Sipas bluve të Shkodrës, nëna e ka h dhur fëmijën e porsalindur në lumin Kir mbrëmjen e së dielës (6 janar) dhe trupi i p jetë u gjet mëngjesin e sotëm (7 janar).

Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, zbulon se e reja ka dëshmuar përpara policisë se e kreu aktin e ëndë pasi nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën.

Gjerga tha se 32-vjeçarja nuk rezulton e martuar dhe ishte me banim te dajat e saj. Sipas tij identiteti i të atit të foshnjës nuk dihet ende.

“Para policisë 32-vjeçarja ka deklaruar se e kreu aktin e rëndë, pasi nuk ka pasur mundësi që ta mbante foshnjë 10-ditëshe. Ajo banonte te dajat e saj në lagjen Myselim. Kemi tentuar të shkojmë drejt banesës por nuk kemi mundur ta gjejmë për shkak se dhe banorët nuk kanë qenë shumë bashkëpunues.

Para policisë ajo ka pranuar kr min dhe e ka bërë për shkak se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur foshnjën.

32- vjeçarja nuk kishte vendosur kurorë apo të ishte e martuar, ndaj dhe nuk dihet identiteti i të atit të fëmijës.

Sipas informacioneve nga spitali rajonal, ajo nuk ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike apo të disponojë një kartelë të pr blemeve të shëndetit mendor”, tha Gjerga.

Njoftimi nga policia Shkodër

Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pr nga për vr sje, 32-vjeçarja.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte br ktisur foshnjën e saj, të s ksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta h dhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i paj të, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte h dhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arr stimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vr sja me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *