Nuk është Luizi! Banori papritur i “BBV” puth Kiara Titon (Foto)

Kiara Tito është komentuar më së shumti këtë edicion të “Big Brother Vip Albania 2” për marrëdhënien e saj me këngëtarin Luiz Ejlli.

Por nga ana tjetër edhe Ronaldo ka krijuar marrëdhënie miqësore me Kiarën brenda shtëpisë së Big Brother. Të dy kalojnë mjaft kohë bashkë. Së fundmi moderatori i ka dhuruar një puthje Kiarës, teksa po qënronin në oborr.

“O rreze drite. Ma jep pak faqen”, tha Ronaldo që puthi më pas Kiarën gjatë ditës së sotme.

Së fundmi, Luizi ka bërë një deklaratë së fundmi për moderatoren Kiara Tito.

“Është e mirë shumë, më rregullon ditën, ëmbëlsirë. U çova sot dhe i shkova te krevati”, i tregoi Luizi-Herionit.

Olta Gixhari, banorja e Big Brother VIP mendon se do të ishte shumë e vështirë të krijohej një lidhje mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos. Pavarësisht të gjithave, ajo tregon se një lidhje mes tyre do ishte mjaft e bukur.

“Unë prapë do të them do vdisja t’ju shikoja çift se më dukeni shumë të lezetshëm”, tha Olta që i rekomandon Kiarës të mos rrijë nën hijen e Luizit.

Kiara dhe Olta kanë diskutuar bashkë rreth një lidhje të mundshme mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

“Ju do dilni ose shokë ose burrë dhe grua”, u shpreh Olta që mendon se ekziston mundësia për të pasur diçka mes Luizit dhe Kiarës.

Është Kiara ajo që shfaqet pesimiste dhe asnjëherë nuk ka folur për mundësinë, që një ditë të jetë në krahun e Luizit.

Edhe pse Luizi i afrohet, Kiara sërish e ka refuzuar duke thënë se nuk asnjë pëlqim për të mirëpo këngëtari nuk heq dorë nga moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *