“Duan të na ndajnë”, biseda sek rete e Luizit me Kiarën, ‘fajësojnë’ banorët e tjerë të “BBVA” (Video)

Luizi ka shprehur pëlqim për Kiarën, që në fillim të Big Brother Albania VIP 2. Një pengesë të madhe që sheh në rrugëtimin për të krijuar lidhje, Luizi sheh konkurrentët e tjerë.

“A të thashë se ata që mendon se duan të na shohin bashkë, duan të na ndajnë?” pyeti Luizi Kiarën në oborr.

Edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Albania’ ka nisur prej pak javësh dhe është kthyer në kryefjalën e mediave rozë në vendin tonë.

Teksa në këtë hark relativisht të shkurtër kohor kemi parë eleminime nga shtëpia, largime, debate e drama, ndërsa ditën e nesërme do të shohim edhe Prime-n e tretë për këtë sezon.

Megjithatë ajo që kishte munguar deri më tani ishte emisioni traditë i së dielës në ‘Top Channel’, ai që historikisht i është dedikuar fansave.

Po flasim për ‘Fan Club’, që mesa duket do të nisë këtë të dielë, por me ndryshime të reja, madje thelbësore. Kështu, sipas promo-s zyrtare nga televizioni, drejtimi i programit këtë sezon i është besuar Megi Pojanit,

që sapo ka mbyllur aventurën si finaliste e ‘Dancing With the Stars’ dhe për herë të parë do të drejtojë një emision kaq të ndjekur.

E megjithëse në promo nuk flitet për opinionistin, po ashtu një pozicion traditë në këtë program, burimet thonë se do të jetë Ardit Cuni, i cili është përfolur edhe më parë për një rol të tillë në produksionin e ‘BBV’. /News31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *