Zgjidhet dilema shekullore/ Arsyet pse ankohen shqiptarët?!

Si çdo fillim viti, edhe këtë vit shkova të bëj një punë të mirë si shenjë falenderimi për të mirat që kam dhe të këqijat që nuk më ndodhën, pra dhurova një qese me gj ak për ata që kanë nevojë për të.

Ishte hera e 60-të që dhuroja gj ak vullnetarisht e si numër i plotë që u bë, po i shkruaj dy fjalë; Në radhë të parë ia drejtoj vetes e më pas kush të dojë le të lexojë e të këshillohet me këto fjalë.

Po e filloj me këtë revelatë: “Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni?! Për Zotin, është shumë e urr yer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.” Përgjithësisht për çdo ditë shprehim pakënaqësi thuajse për gjithçka që nuk e kryejmë apo që nuk përfitojmë vetë ne.

Kur dalim në mëngjes, fillojmë ankohemi së pari për të ftohtin apo të ngrohtin, më pas kur shkojmë tek stacioni i autobuzit fillojmë të ankohemi për vonesën, mbipopullimin e më pas me avashtësinë, rrëmujën dhe erën e keqe.

Disa të tjerë duke ecur me makinë fillojnë të ankohen për trafikun e për sjelljet e gabuara që të tjerët bëjnë; dhe kur vetë i bëjnë thonë se “hë ç’a ke se e kam me nxitim”. Fillojmë të ankohemi për plehrat vend e pa vend, pisllikun në çdo anë të qytetit, për kaosin dhe për çdo taksirat që s’janë pak në fakt.

Kur sprova na bie të shkojmë në spital fillojmë të ankohemi, por për të hyrë pa radhë apo për të marrë një shërbim nuk ngurojmë të korruptojmë, e ndërsa çdo ditë tjetër ankohemi për korrupsionin në shërbimin shëndetësor. Kur ndonjë i njohur shumë i afërt ka nevojë për gj ak, fillojmë e gjejmë 1001 arsye për të mos dhuruar gj ak, por kur na bie vetë radha apo të afërmve tonë ankohemi për pashp rtësinë e njerëzve që nuk dhurojnë gj ak; edhe pse nuk i dëmton aspak, nuk u kushton asgjë e madje iu bën dobi në shëndetin e tyre.

Ankohemi për mungesë parqesh e gjelbërimi edhe pse paguajmë çdo ditë e çdo muaj në faturat e shtetit për parqet dhe gjelbërimin. Ankohemi se pushtetarët na vj dhin, por mezi presim që të futemi në punë shteti që të vj dhim edhe ne.

Ankohemi se nuk ka drejtësi, por përditë ne i bëjmë padrejtësi dikujt.

Ankohemi se të varfërit varfërohen për shkak të vj dhjes që na bën pushteti, por e br ktisim të varfërin për t’iu servilosur pushtetarit.

Ankohemi për taksa e tatime të larta por mundohemi t’i fshehim detyrimet dhe dalim në mbështetje të njërës apo tjetrës parti që të ardhurat publike i shikon si burim pasurimi.

Ankohemi për padurueshmëri, por çdo ditë tregohemi të padurueshëm. Çdo ditë shajmë njëri tjetrin, shajmë shoqërinë “nuk bëhen shqiptarët” e ne vetë nuk nisim të bëjmë asgjë për t’u bërë.

Dëgjo: Çdo njeri ka të metat, gabimet, mëkatet dhe pikat e tij të dobëta; por kështu është krijuar njeriu, që të gabojë, të shfaqë të metat, të bëjë mëkate në mënyrë që pas tyre të reflektojë; të arrijë në pikën e kthesës, të pendohet… e kështu të nisë të përmirësojë veten të kthjellohet, të bëhet njeri i mirë e të garojë në mirësi e të urdhërojë për të mirë e të ndalojë nga e keqja.

Shpesh zhytemi në të keqe, sepse e keqja është më e lehtë, është më tërheqëse, por edhe kjo ka mirësi nëse keni ndërgjegje; sepse njeriu e nis dhe e përfundon një punë të keqe me shpresën që askush të mos e zbulojë dhe ai pasi të përfitojë nga ajo vepër, të heqë dorë. Shpesh nuk ndodh kështu; ndodh që nga e keqja vijon në një të keqe me të madhe e derisa nje ditë ai është zhytur deri në atë masë sa ka filluar t’i bëhet normale dhe ka ndyshuar edhe qëndrimi i tij, pra të keqën nuk e shikon si problem, por si proces normal jetese se kjo botë kështu është mjafton që ti të kesh dobi prej asaj që bën e s’ka rëndësi se ç’a po bën; ky është fundi i fundit të ndërgjegjes së njeriut, e në këtë fazë shoqëria mbytet nga e keqja dhe tërheq zvarrë edhe ata të mirët.

Më lejoni t’ju bëj një ftesë: ju ftoj të gjithëve ju, të ftoj ty që mund të jesh duke bërë një punë apo vepër apo ke një mendim të keq, hiq dorë tani, ndalo tani, jo nesër, jo pasi të kesh arritur ca përfitime, por tani, pikërisht tani është momenti i duhur për të nisur mbarë e mirë.

Nëse keni bërë një punë apo vepër të keqe dhe jeni zënë mat, mos u demoralizoni kthejeni turpin, presionin, stresin dhe mërzinë në burim frymëzimi dhe energjie për të ardhmen.

Konsiderojeni këtë fillim viti si pikën e kthesës së madhe, si fillimin e një jete të re, fillimin e një shpërthimi në mirësi. Ti ke potencial të jesh njeri i mirë, ke potencial të jesh njeri pozitiv, ke potencial të jesh dobibërës, ke potencial të pendohesh, ke potencial të rikthehesh e të bëhesh shembull i të mirës për veten, për familjen, për shoqërinë, për lagjen, për qytetin e për mbarë vendin.

Të duhet ta fillosh me gjëra të vogla, të duhet të bësh punë dhe vepra që nuk kushtojnë, që nuk duhet ndonjë mund i madh për t’i bërë. Filloje ditën me buzëqeshje tek familja jote, tek komshinjtë, fillo të mos hedhesh plehra në rrugë, fillo të heqesh një plehrë nga rruga, fillo të dhurosh çdo ditë 10 Lek, nëse do pije kafe+ujë, merre me vete ujin dhe dhuroje vlerën e ujit, këshillo veten duke i dhënë shembull këshille çdo kujt tjetër.

Fillo të refuzosh të keqen, fillo të abandonosh çdo sjellje të keqe, filloje nga miqtë në Facebook/Instagram/TikTok mos pëlqe asgjë që nuk ka dobi, bëji block çdo pushtetari në rrjetet sociale duke e konsideruar si këshillë për të braktisur vjedhjen, shpërdorimin dhe grabitjen që i bëjnë shoqërisë, të mirës sonë të përbashkët.

Në mëngjes dil 10 minuta më herët në mënyrë që të mos nxitosh në rrugë, mos u ul në kafe por bëj një ecje, fike TV kur aty dalin politikanë që mashtrojnë dhe bëjnë propagandë, braktis çdo nismë të politikanëve edhe kur është bamirëse, bëje vetë atë para apo pasi ata ta lançojnë sepse ata kanë për qëllim që të mbjellin dashuri në zemrat tuaja për veten e tyre në mënyrë që të vjedhin ty dhe të gjithë shoqërinë.

Mos e merr diçka që nuk të takon/përket ty edhe nëse është e lehtë dhe askush s’do e vërë re që ti po e merr.

Tregohu mirënjohës me shëndetin dhe medito për ata që janë të sëmurë, shko në varreza dhe kujtohu që një ditë edhe ti do vdesësh.

Protesto për padrejtësi edhe nëse je i vetëm sepse ka edhe shumë të tjerë që mendojnë se janë të vetëm, por kur të të shikojnë ty do marrin guxim. Bli dhe lexo një libër qoftë edhe një fjali në ditë, medito qoftë edhe kur je në banjë, mos thuaj kurrë një gjë që s’do të doje të ta thonin, mos bëj kurrë një gjë që s’do të doje të ta bënin… kurrë mos thuaj atë çfarë vetë nuk e vepron sepse kjo është dyfytyrësi.

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *