“Mà njàk”, “pêr vêrs”, fansat cmenden me atë që Luizi bëri sot ndaj Kiares dhe e kritikojnë (foto)

Marrëdhënia që Luiz Ejlli ka vendosur të ndërtojë me Kiara Titon dhe ndjesitë që këngëtari ka për moderatoren, ndryshojnë më shpesh gjatë ditës se sa mendja e një fëmije kur gjendet para banakut me shijet e akullores dhe për këtë dita e sotme është shembulli më perfekt.

Në mëngjes, sic mund ta leni lexuar, Ejlli u shprej se “nuk do t’ja hedhë më sytë dhe nuk do t’i flasë” më Kiarës, nisur edhe nga debati që patën mbrëmë.

Më pas i bëri një dhuratë në bashkëpunim me Kejvina Kthjellën, ndërsa tani bëri një veprim ndaj saj që është kritikuar nga ndjekësit e reality show-t.

Në një përpjekje për t’u afruar më shumë me Kiarën, ose të paktën kështu duket, Luizi ka vendosur të lyhet me buzëkuqin e saj.

Dhe nëse ky veprim ju duket i cuditshëm, atherë nuk di si do ju duket fjalia “Kur e vendos buzëkuqin më duket sikur puthem me atë që e ka”, e thënë nga artisti.

Ndjekësve të “Big Brother”, ose le të themi shumë prej tyre, ky veprim dhe shpjegimi këngëtarit nuk i ka pëlqyer dhe kjo vihet re nga komentet që kanë lënë në faqen zyrtare të programit, pikërisht poshtë kësaj video-je. Disa prej tyre mund t’i lexon i edhe më shumë.

Sigurisht, ka edhe nga ata që i duket për të qeshur, fundja si cdo gjë që Ejlli bën, por le të themi që kjo nuk është mënyra e duhur as për të bërë humor, as për të fituar vëmendjen e “fiksimit”, ose të paktën nuk duket e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *