Luizi e ngacmon kot Kiaren, sepse e dashura e tij eshte…! Dalin detajet e banoreve, te gjithe te lidhur jashte por

Strategjia që ndjek shumëkush kur futet në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, është të lidhet me dikë gjatë shfaqjes ‘reality’, në mënyrë që të zgjasë kohën e qëndrimit aty dhe pse jo, edhe të fitojë çmimin e madh.

Në këtë edicion pamë këngëtarin Luis Ejlli që nuk priti të kalonte java për t’u njohur mirë me banorët, por që ditën e dytë të qëndrimit në shtëpi, nisi të flirtonte me Kiara Titon.

Burime për ‘Pamfleti’ konfirmojnë se të gjithë banorët kanë lidhje jashtë shtëpisë së famshme.

Kështu, Olta Gixhari dhe Gent Hazizi janë të martuar, Luis Ejlli ka një lidhje në vendin e tij të punës, Dea Michel është gjithashtu e lidhur.

Kiara Tito ka qenë e lidhur, por dyshohet se është ndarë para se të futej në shtëpinë e BBV. Kejvina dhe Amos

kanë flirtime jashtë, që mund të shndërrohen në lidhje më vonë. Efi dhe Mikela thuhet se kanë lidhje ‘gjithnjë të komplikuara’.

Me pak fjalë, aty brenda të gjitha ato që shihen si flirtime apo ‘shkëndija’ janë vetëm për show, të paktën për momentin. Por siç thonë latinët: Nëse janë trëndafilë, do të çelin!/ Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *