Nuk tolerohej aspak! Oltës i shpëton çiçi, th yen rregullin e Big Brother

Olta e ka nisur ditën, duke thyer një prej rregullave të shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. “Vëllai i Madh” e çoi të jetonte në kamper, pasi Zhaklina e përzgjodhi bashkë me Armaldon. Rregulli strikt në kamper është ndalimi i daljes nga rrethimi, pa e lejuar “Vëllai i Madh”.

Olta përdori tualetin pasi nisi ditën sot, por e bëri duke shkuar në ambientet e brendshme të shtëpisë. Në vazhdim do të bëhet i ditur dhe vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë episod.

Edhe Ronaldo ka thyer rregullin e kamperit, në të cilin ndodhen aktualisht Olta dhe Armaldo. Gazetari është futur vetë për të gjetur një palë syze, të cilat mendon që mund t’i ketë harruar aty pasi doli me Zhaklinën.

Fillimisht u mundua Armaldo t’i gjente, por pasi nuk ia doli vetë ftoi Ronaldon. Ky hap ishte i gabuar sepse nuk lejohet futja e banorëve të tjerë brenda kamperit përveç Oltës dhe Armaldo.

Banorët po fillojnë të mendojnë seriozisht, në lidhje me mënyrën e organizimit të gjërave brenda shtëpisë. Zarfi i fundit është ai që u lexua në lidhje me buxhetin e fituar nga loja me paketimin e lodrave.

“Nisur nga performanca e provës javore, ju keni përfituar 30% të buxhetit. Në total keni 33600 lekë të reja, të vlefshme deri më 3 janar”, shkruhej në letrën e lexuar nga Amosi.Banorët po vendosin tani për produktet që do përdorin, deri në emisionin e radhës më 3 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *