Erdhën në atdhe për Vitin e RI, plas shè rri mes kunatave shqiptare! 8 përfundojnë në polici

Ndër telashet më të shpeshta në familjet kosovare, janë ato ku përfshihen kunatat që zakonisht janë një numër i madh duke ditur që familjet nga Kosova janë me numër të shumë anëtarësh.

Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të sha ra e kërcë nime, por në shumë raste përshkallëzohen edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës.

Mediat kosovare raportojnë një rast, ku kunatat që ishin kthyer në vendlindje për të kaluar disa ditë pushime, janë konfliktuar duke përdorur edhe dhunë fizike ndaj kunatave që jetonin në Gjakovë.

Sipas gazetës “Sinjali” e gjithë ngjarja kishte filluar pas përfundimit të drekës, ku pas një konflikti verbal ato kanë kaluar në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Tetë anëtarët e familjes Kqira kanë përfunduar në stacion policor të qytetit nga ku janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të iniciohet rasti ‘Dh.në në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *