E forte, Bora Zemani flet për lidhjen që djali i saj ka me Donald Veshaj: Ja cfare i ka bere (Video)

Ditën e sotme moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”. Në një rrëfim për jetën e saj profesionale, karrierën, fëmijërinë dhe jetën private, ajo na zbuloi disa detaje të reja ndalur te kjo e fundit.

Bora dhe Donald Veshaj janë tanimë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it dhe gjithmonë vëmendja për çdo detaj të marrëdhënies së tyre është shumë e madhe. Por diçka për të cilën Bora ka folur shumë rrallë,

është raporti që djali i saj Arbori ka me Donaldin. E pyetur nga moderatorët e programit, Bora u shpreh se ata ruajnë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë ‘Donaldi është shoku im i ngushtë’. Luajnë edhe playstation bashkë”, tregoi ajo duke buzëqeshur.

Gjatë gjithë rrugëtimit të “Dancing With the Stars” Donaldi është parë vazhdimisht që shoqëron Borën në prapaskenë. Si ndihet moderatorja për këtë fakt?

“Mua më duhet Donaldi aty. Qoftë për një fjalë të mirë, qoftë për tu kujdesur. Çfarë do lloj gjëje që të ndodh, i kthen sytë dhe aty ke njeriun tënd”, tregoi Bora duke theksuar se edhe ajo është e pranishme gjatë xhirimeve të programit “Më lër të flas” për të mbështetur partnerin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *