Dikur shoqe , sot nuk flasin prej Donaldit, “lu fta e heshur” e Borës dhe Beatrix qe askush se ka kuptuar

Shkojmë ku shkojmë, por sërish përfundojmë në vorbullën e treshes Bora-Donald-Beatrix, histori e cila mbajti “në këmbë” gjithë publikun për një vit të tërë. Një ndër arsyet se përse kjo histori mori përmasa edhe më të mëdha ishte fakti se Bora dhe Trixa kanë pasur shoqëri goxha të ngushtë më parë.

Së funmi IconStyle, ka publikuar një foto të tyre të vjetër, ku ato shihen në shoqërinë e njëra-tjetrën si dhe i pranishëm ka qenë edhe vëllai i Trixës, Alban Ramosaj. Bashkë në një foto, Bora, Trixa dhe Albani duket se kalonin një kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit dikur.

Sakaq sot, jemi në atë situatë, ku Bora dhe Donaldin lanë pas të gjitha ndodhitë dhe po shijojnë dashurinë e tyre. Sakaq Trixa nuk I ka kursyer kunjat kundrejt tyre.

E pavarësisht se Bora asnjëherë nuk ka folur për Beatrix, dhe as këngëtarja nuk e zë me gojë emrin e saj, duket sikur vajzat kanë një “luftë të heshtur” që duket se nuk do mbarojë kurrë.

Madje gjatë një interviste të dhënë kohë më parë, ajo shprehej se këngët e saj i ngjajnë historisë së saj me aktorin, por tekstet e tyre janë shkruar më parë.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”.

Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *