Një 22 vjeçare nga Vora është larguar nga shtëpia, duke humbur kontaktet me familjarët e saj.
Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se bashkëshortja e tij,
shtetasja L. Z., 22 vjeçe është larguar nga banesa e prindërve të saj. Ndërkohë Policia po punon për gjetjen e saj.
“Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i
cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e
prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj”, njofton Policia.