Luizi nuk duron, puth Tean në sy të Kiarës, ja si reagon moderatorja

Duket se këngëtari Luiz Ejlli e ka “ndarë mendjen” dhe do që në çdo mënyrë të bëjë për vete

Kiara Titon, edhe pse kjo e fundit duket qartë dhe ia ka pohuar se nuk e sheh më shumë se sa shok.

Së fundmi, teksa po bisedonin, Luizi ka shkuar dhe ka përqafuar Tean që ndodhej pranë Kiarës.

Por ky veprim nuk e ka “lëkundur” aspak Kiarën, e cila ka vijuar të qëndrojë e qetë.

Këngëtari Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se i kanë “mbyllur punët” bashkë në shtëpinë e Big Brother Vip.

Kjo pasi Luizi gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë, Amarildo dhe Gent Hazizi, është betuar që as nuk do ta shoh më Kiarën.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kam ndarë mendjen ia thashë edhe Gentit. As sytë s’do ia hedh më për të madhin Zot. Bile edhe kur të jetë ajo e pranishme, unë…

Genti: Po ti provoje sot, provoje mos i japësh vëmendje

Armaldo: A po thua për Kiarën?

Luizi: Po

Armaldo: Doja të thosha dicka dje që kishte të bënte me këtë, nga eksperienca, por nuk e them dot me zë.

Luizi: Unë s’jam i tillë. Unë i thashë ti vec më trhuaj nga goja ime a të kam thënë që më pëlqen? Nga goja ime e ke ndi që më pëlqen e që dua të kem dicka me ty? Jo tha por e di se ça mendoje.

Prit i thashë ti këtej më thua dy ditë kemi që njihemi këtej më thua më lexon mendimet.
O Gent a je i mendimit që ia kanë ba ndoshta, jo se i është rritur mendja, por mund t’i ketë hypur pak vetja në qejf asaj.

Genti: Kujt

Luizi: Dihet ma, dihet ma. Jo se është mendjemadhe, po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *