Kur ndarja po ndodhte, mrekullia ndodhi! Bes Kallaku tregon cfare ndodhi pas puthjes me Xhensilen (Video)

Ditët e fundit martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të aludimeve të shumta se çifti janë drekt ndarjes. Madje burime nga disa media u shprehën edhe se ata nuk jetojnë më në të njejtën shtëpi.

Pas këtyre lajmeve veprim i fundit i Besit në Instagram, fshirja (ose arkivimi) i fotove me bashkëshorten sikur i “hodhi më shumë benzinë zjarrit”.

Por nuk ka më asnjë dyshim! Çifti kanë reaguar në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhur me këto lajme. Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë.

“Ta kushtoj ty këtë këngë. Të dua me gjithë shpirt”, shprehet Xhensila teksa çifti shkëmbejnë edhe një puthje.

Këtë video e ka ri-postuar më pas edhe vetë Besi duke shkruar:

“Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo 4 muaj një lajm tjetër ndërron jetë ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni çarë… Shqiptarë rrini të qetë”.

Nuk ka më dyshime! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i japin fund aludimeve

Në këtë mënyrë çifti sapo hodhën poshtë të gjitha aludimet për ndarjen e tyre dhe tani nuk ka më asnjë dyshim që marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë po njësoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *