E papare! E ndau per Elhaden! Vjen reagimi i bujshem i ish të fejuarës së Ledianit pas puthjes publike me Elhaidën

Më shumë se puthja midis Elhaida Danit dhe balerinit të saj Ledianit, bëri bujë të madhe ish-lidhja e tij me një bionde të quajtur Ditjona Bora.

Pas bërjes publike të romancës së tyre në puntatën e mbrëmshme të “Dancing With The Stars” ndjekësit sollën në vëmendje se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit.

Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me Ditjona Borën.

Pas gjithë kësaj së fundmi “ka reaguar” edhe vajza në fjalë. Ajo duket se nuk është prekur fare nga lajmet që po qarkullojnë dhe po shijon jetën e saj.


Në rrjet prej mbrëmjes së djeshme po thuhet se dyshja janë ndarë dhe fajtore për këtë është Elhaida.

Mirëpo akoma nuk dihet arsyeja e ndarjes së Ledianit dhe Ditjonës, prandaj gjithë ky paragjykim ndaj këngëtares Dani nuk është me vend.

Nga ana tjetër Elhaida dhe Lediani duket se i kanë bërë planet së bashku.

Pasi konfirmuan lidhjen me një puthje, Elhaida tha se do ta marrë edhe Ledianin në Itali që të punojnë e jetojnë së bashku.

Më herët, gjatë një interviste Elhaida u pyet: Çfarë do të bënte këngëtarja me paratë nëse do të fitonte ‘DWTS’ dhe a mendon se është e avantazhuar nga juria?

“Do t’i investoja ne një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin.

Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *