Le të nisin festat, këto janë shenjat e horoskopit që do ta mbyllin për mrekulli muajin dhjetor

Dashi: Javën e Krishtlindjes do t’i lejoni vetes një pushim të mirë. Dikush do t’ju befasojë për mirë, ndërsa yjet ju këshillojnë që ditët t’i kaloni në shoqërinë e familjes. Në aspektin e punës duhet të bëni kujdes që të mos thoni diçka që mund t’i bëjë nervozë klientët ose bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri do të keni fat. Kupidi do ta gjuajë shigjetën e tij drejt beqarëve. Mos e lini pas dore fizikun dhe mos konsumoni shumë ëmbëlsira.

Demi: Muaji dhjetor ka qenë shumë i ngarkuar për ju, aq sa durimi juaj është vënë në provë. Por tani fati juaj do të ndryshojë për mirë. Në aspektin e punës dhe të dashurisë do të keni më shumë fat. Kushtojini më shumë kohë vetes dhe të dashurve tuaj. Gjithçka do t’ju duket më e veçantë dhe do të ndiheni sërish fëmijë.

Binjakët: Përgatituni të përballoni një javë të gjatë. Mes punëve të shtëpisë dhe angazhimeve tuaja të shumta, nuk do të mund të pushoni siç duhet. Ata më të vetmuarit do të kenë fat në dashuri dhe do të lënë takime premtuese. Bëni kujdes me shpenzimet. Mos mendoni për problemet e punës apo ato ligjore dhe bëni kujdes me ushqimin.

Gaforrja: Do të përjetoni një javë të bukur, por të ngarkuar. Dikush do të duhet të përgatitet për të pritur mysafirë, ndoshta disa të afërm apo miq të vjetër. Megjithatë do të jetë një javë e veçantë për ju, plot dhurata, surpriza dhe lajme. Momentet pasionante nuk përjashtohen as për çiftet që janë bashkë prej kohësh.

Luani: Të afërmit do t’jua bëjnë jetën të vështirë gjatë javës dhe mezi do të prisni që pushimet të marrin fund. Në dashuri do të keni mbrëmje pasiononte, edhe nëse herë-herë do të keni mosmarrëveshje me partnerin. Në aspektin profesional nuk parashikohet që të ketë ndryshime hë për hë.

Virgjëresha: Gjatë këtyre festave nuk do të gjeni asnjë sekondë qetësie: dalje të papritura, blerje mallrash të shtrenjta, takime dhe telefonata të shumta. Përfitoni nga këto ditë për të bërë një bilanc të vitit dhe filloni të mendoni për objektivat që keni ndër mend të arrini në vitin 2023.

Peshorja: Do të keni këtë javë shpenzime të mëdha. Mes dhuratave dhe shpenzimeve të shtëpisë, do të ketë dalje të mëdha parash. Dikush do t’ju bëjë nervozë në prag të Krishtlindjes, por duke qenë një shenjë diplomatike, do të arrini të kontrolloni veten. Në aspektin sentimental do të ndiheni më të fortë dhe më pasionantë.

Akrepi: Kjo është java e duhur për të hequr spinën dhe për të bërë një pushim të merituar. Do të keni ditë të ngarkuara, veçanërisht të hënën, të martën dhe të mërkurën. Do të keni harmoni me njerëzit përreth jush dhe një dëshirë të madhe për të shijuar çdo ditë të Krishtlindjes. Nëse dikush ju bezdis dhe ju bën pyetje të pakëndshme, është më mirë që t’i qëndroni larg.

Shigjetari: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e veçantë për ju. Poshtë pemës do të gjeni dhurata të shumta, por më e rëndësishmja do të jetë qetësia e sapogjetur. Mos e vrisni mendjen këto kohë për problemet që ju shqetësojnë, por përpiquni të argëtoheni. Çiftet më në fund do të mund të kënaqen dhe të shijojnë lidhjen e tyre.

Bricjapi: Kjo do të jetë një javë shumë e veçantë për ju. Shpeshherë do ta gjeni veten duke reflektuar mbi gabimet e bëra në të kaluarën dhe për njerëzit që nuk janë më këtu. Dikush mund të përballet me tema të mprehta, por yjet ju këshillojnë të heshtni dhe të shijoni pushimet.

Ujori: Kjo do të jetë një javë befasuese për ju, gjatë së cilës do të merrni lajme nga të afërmit dhe miqtë tuaj. Do të keni shumë gjëra për të bërë nëpër shtëpi dhe do të përfundoni duke humbur durimin, sepse askush nuk do t’ju ndihmojë. Mos i prishni pushimet. Bëni kujdes të mos harroni gjërat që janë vërtet të rëndësishme.

Peshqit: Nuk do të arrini të shkëputeni plotësisht nga puna dhe do t’ju ​​duhet të nxitoni për t’i kënaqur të gjithë. Në shtëpi do të jeni të zënë me gatimin dhe do të dini të jeni krijues. Do të merrni disa telefonata nga të afërm dhe miq të vjetër. Do të angazhoheni edhe me pazaret e festave, por kujdes të mos shpërdoroni paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *